Pentagoni publikoi pamje të reja nga sulmi i forcave speciale ku mbeti i vrarë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.
Gjenerali i Marinës amerikane, Kenneth F. McKenzie Jr, gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, publikoi edhe pamjet e reja nga aksioni në Siri.
Ai theksoi se, bashkë me liderin e ISIS u vranë edhe dy fëmijët e tij dhe jo 3 siç është raportuar më herët.
Sipas tij, të dy fëmijët ishin nën moshën 12-vjeçare.
“Kur kapja e tij nga forcat amerikane ishte e pashmangshme, Baghdadi shpërtheu një bombë duke vrarë veten dhe dy fëmijë të vegjël”, tha ndër të tjera gjenerali në fjalën e tij.
Sipas zyrtarit të ushtrisë amerikane, gjetja dhe eleminimi i kryeterroristit erdhi si pasojë e punës e disa agjensive inteligjente.
Gjeneral McKenzie Jr ishte drejtuesi i operacionit që çoi në eleminimin e Al-Baghdadit.