Aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi në Elbasan, ka qenë aq i fortë sa për nxjerrjen e viktimës nga automjeti tip “Ford” është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Dy automjetet u përplasën me njëri-tjetrin në Unazën e qytetit dhe nga ky aksident shoferi i makinës BMW ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave si dhe prezencës së akullit në rrugë. Përplasja e makinave ka qenë ballore dhe shumë e fortë.
Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel rreth orës 18:45 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Një prej drejtuesve mbeti i vdekur, ndërsa shoferi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital. (A.R/SHUPLAKA)