Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri çuan peshë miliona shqiptarë, por edhe zviceranë ditën e premte në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Serbisë.
Dy lojtarët shqiptarë pasi shënuan bënë “Shqiponjën” para tifozëve serbë të shumtë në stadium të cilët shpërthyen ndaj tyre siç shihet dhe në këtë video.
Ata ofendojne futbollistët shqiptarë duke u ngritur gishtin e mesit dhe duke gjuajtur.
FIFA dha sot vendimin për “Shqiponjën” e lojtarëve duke i dënuar ata vetë me gjobë, por gjestin e tyre nuk e konsideroi se përcillte mesazh politik, duke mos u hequr mundësinë futbollistëve shqiptarë për të luajtur në ndeshjen e ardhshme.
Kujtojmë që përveç dënimit me të holla të Xhakës, Shaqirit (10 mijë franga) por dhe Lichtsteiner (5 mijë franga), edhe Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.
Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.
(B.H/Faxweb)