Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Larushk, në afërsi të Fushë-Krujës.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 23-vjeçari Asllan Milla, i cili i ka prerë rrugën mjetit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili do të merret në pyetje për rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.