Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit ku u përfshinë kamionë, traktor dhe shumë makina të vogla. Mësohet se deri më tani ka një 1 të vdekur dhe mbi 20 të lënduar.
Siç shihen nga pamjet në videon e mëposhtme, qendrën e këtij qyteti e ka përfshirë kaosi ku janë shkatërruar dhe disa ndërtesa.
Në video shikohet një kamion i cili lëviz me shpejtësi tepër të laartë e cila ka bërë që drejtuesi i tij të humbasë kontrollin duke shkaktuar një tragjedi që mund të ishte në përmasa edhe më të mëdha dhe që shkaktoi kaos dhe terror tek qytetarët.
Vetura të shumta u aksidentuan edhe në afërsi të stacionit policor, e që vërehet të kenë pësuar dëme të shumta materiale si pasojë e përplasjes të kamionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)