Një përplasje mes dy bandave në një burg të Brazilit ka shkaktuar 57 të vdekur. Zyrtarët në një konferencë për shtyp thanë që 16 prej të vdekurve u ishte prerë koka. Por ajo që ka shokuar gjithë botën, është një video ku disa prej të burgosurve luajnë futboll me një kokë njeriu, mbi tarracën e burgut.
Në video dallohen 6 të burgosur që përdorin kokën e njeriut për të luajtur. Pamjet janë shokuese dhe janë publikuar nga “Dailymail”.