04:41 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamje të rënda/ ‘’E filmuan beben, ja vendosën vajzës në gji”, familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjen ndër duar

11:25 | 24/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje të rënda/ ‘’E filmuan beben, ja vendosën vajzës në gji”,  familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjen ndër duar

Familjarët e 25 vjeçares Rexhina Debrova në Elbasan kanë protestuar sot përpara Gjykatës kundër mjekëve, pasi sipas tyre janë përgjegjës për vdekjen e vajzës së tyre.

Mes britmave dhe dhembjes ata tregojnë se vajza ka qenë shumë mirë pas operacionit, ndërsa në duar mbajnë dhe foshnjen e porsalindur.

Sipas të atit gjendja e Rexhinës ka qenë e mirë, madje vetë mjekët i kanë çuar foshnjen në gji, dhe gjithçka ka ndodhur për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj Algert Debrova është shprehur se gjatë gjithë shtatzënisë Rexhina është ndjekur nga një mjek, dhe nuk ka pasur asnjë problem, që mund të sillte komplikacione të mëtejshme.

‘’Kjo çështje nuk kalon me kaq, kur doli nga operacioni erdhën dhe në thanë që Rexhina ishte mirë, pas tre orësh na thanë që ishte keq. Rexhina iu kishte thënë mjekëve që nuk po mbushej me frymë, dhe reagimi i tyre ka qenë shumë i vonuar”, është shprehur bashkëshorti i 25-vjeçares.

Kujtojmë se nga Policia janë arrestuar dy mjekë të spitalit të Elbasanit, kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano.

Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje. (Lexo dhe ketu) 

Nga ana tjetër kundër këtyre arrestimeve, mjekët e spitalit të elbasanit kanë protestuar dje, duke u shprehur se vdekja nuk ka ardhur për faj të bluzave të bardha.

Rezultatet e autopsisë:

Burime kofidenciale bënë me dije dje se vdekja pas lindjes cezeriane e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: elbasan vdes e rejafamiljaret protestojne ne gjykateRexhina Debrovavdekja e 25 vjecares
Pas

Kandidat për ILD, Altin Hazizaj: Procedura burokratike, si të kërkosh banorët e Tokios

Para

Llotaria Amerikane, ja kur dalin emrat e fituesve

Para
Llotaria Amerikane, ja kur dalin emrat e fituesve

Llotaria Amerikane, ja kur dalin emrat e fituesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.