Eileen Bunting, 64 vjeç ishte e shtruar në spital ndërkohë që është goditur në kokë me sende të forta ndërkohë që flinte. Ngjarja ka ndodhur rreth 2 javë më parë dhe tani familjarët e viktimës po kërkojnë përgjigje për vdekjen e saj.
Familjarët pretendojnë se ajo u godit në kokë me një filxhan nga një tjetër pacient i irritur nga gërhitja e saj. Ata besojnë se sulmi ndaj saj ishte i paramenduar.
Ditën që u sulmua e moshura do të kthehej në shtëpi, por mjekët i thanë familjarëve që si pasojë e goditjes asaj i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë.