Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundi në qytetin e Vlorës. Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, rreth të 20-tave.
Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa paraprakisht flitet se i riu ka vrarë veten.
Sipas burimeve të Policisë i riu është identifikuar si Albano Ymeraj, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Detajet: Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)