Pamjet e sotme që të ofron Shqipëria janë vërtetë të rënda, ndërsa në videon që shihni më poshtë është një grua e vdekur nën rrënoja në Thumanë, në një nga zonat më të prekura nga lëkundjet e paradites së sotme.
Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa po punohet me kujdes për nxjerrjen e trupit, pasi mund të ketë dhe persona të tjerë brenda.
Derimë tani zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes raportohet për 7 viktima, mirëpo numri pritet që të rritet në orët në vijim, për shkak se shumë persona ndodhen nën gërmadha. Nga ana tjetër më shumë se 320 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.