Ngjarja që ka tronditur kryeqytetin ku 5 punëtorë u rrëzuan nga skelat ku po rokunstokturonin fasadën e një pallati në rrugën “Faik Konica”, ka shkaktuar 2 viktima dhe 3 të plagosur rëndë nga të cilët dy janë në gjendje kritike për jetën.
Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Faxweb.al, janë me të vërtetë të rënda por duke marrë parasysh se punëtorët punonin jashtë çdo kriteri ligjor sa i përket sigurisë fizike në punë, por edhe për të sensibilizuar opionionin publik dhe sipërmarrësit në vend, vendosëm që t’I publikonim.
Në video shihet njëri nga të plagosurit emri i të cilit ende është i pakonfirmuar i cili rënkon dhe kërkon ndihmë.
https://www.youtube.com/watch?v=wOZ1VdVhShM
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy viktimat e ngjarjes tragjike janë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosurit që kanë mbërritur në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.
(F.GJ/FAXWEB.AL)