Identifikohet viktima, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se personi është Viktor Ndoja 36-vjeç. Ndoja ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, pas aksidentit të rëndë kur motoçikleta e tij u përplas me një mjet.
Policia po kryen verifikimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për verifikimet të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019 në orën 17:20 në fshatin Guri Zi , shtetasi V. N. 37 vjeç, teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur me dy mjete të tjera, për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit