Dalin pamjet e momentit kur një person qëllon me armë zjarri ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Abe ishte duke folur në podiumin e një eventi elektoral kur një djalë i ri e qëllon me një armë që dyshohet se është prodhuar në mënyrë artizanale.
Autori e qëlloi ish-kryeministrin japonez nga pas, ndërsa Abe u rrëzua menjëherë në tokë. Kryeministri i vendit Fumio Kishida gjatë një fjalimi emocional tha se 67-vjeçari Abe është në gjendje të rëndë. Në pamje dallohet momenti kur truprojat arrestojnë autorin në vendin e ngjarjes.
Former Prime Minister of Japan Shinzo Abe shot while speaking at a political rally. He is in a critical condition as he was rushed to the hospital. The attacker was captured on scene.
— Lord Abraham Mutai (@ItsMutai) July 8, 2022
Sulmi me armë ndaj ish-kryeministrit japonez Shinizo Abe ka tronditur vendin e Lindjes së Largët dhe botën perëndimore. Abe ishte në kulmin e fushatës elektorale, pak ditë para zgjedhjeve, kur u qëllua me armë gjatë një tubimi.
Partia Liberal Demokratike e Abe ka mbajtur ka qenë në pushtet në Japoni që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe nuk kishte dyshime se kryeministri Fumio Kishida do të kthehej për një mandat të dytë këtë fundjavë. Në një sondazh të fundit, partia kishte një avantazh prej 20 pikësh ndaj konkurrentit të saj më të afërt.
Ndërsa ai dha dorëheqjen nga detyra me shqetësime serioze shëndetësore në vitin 2020, Abe ka mbetur një ndërmjetës serioz i pushtetit brenda partisë së tij.
Si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Shinzo Abe?
Sipas kryeministrit Fumio Kishida, Abe është “në gjendje të rëndë”. Sipas mediave lokale, duke cituar autoritetet, ish-kryeministri “duket se nuk shfaq shenja jetike” në analizat e para të bëra për funksionalitetin e zemrës dhe mushkërive.