Ekspertët mjeko-ligjor kanë mbërritur në morgun e spitalit për të hetur mbi vdekjen e 27 vjeçarit në Komisariat.
Janë tre eksperte, dy të pavarur dhe një i Institutit te Mjekësisë Ligjore, që do të kryejnë ekspertizën e 27 vjeçarit.
Familjarët e viktimës vijojnë të qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve të ekspertizës. Familjarët kanë mundur të fotografojnë 27 vjeçarin në sallën ku do ti nënshtrohet autopsisë.
Foto, është me pamje të rënda për publikun. Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e të riut. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.
Familjarët e të riut, kanë akuzuar efektivët e policisë për dhunë ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe në ambjentet e Komisariatit.
(M.Q/Faxweb)