Një aksident ka ndodhur në rrugën e spitalit Rajonal të Vlorës ku një këmbësor është goditur nga një motorçilketë drejtuesi i të cilës punon në shërbimet e fast foodit në qytetin bregdetar. Aksidenti ka ndodhur pranë Spitalit Rajonal të Vlorës teksa i dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili në ato momente po kalonte rrugeën.
I plagosuri është i moshuar rreth moshës 60 vjecare, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Drejtuesi i motorit nuk ka mundur të frenojë në kohë për të evituar përplasjen teksa e ka goditur këmbësorin ndikuar edhe nga shpejtësia e motorit në ato momente.
Këmbësori është trasportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë teksa është futur menjëherë në sallën e operacionit pasi rrezikon për jetën.
Discussion about this post