Pamje të rënda janë ato që vijnë nga qyteti i Elbasanit në banesën e Xhuljano Sollakut, i cili u vra nga Policia gjatë grabitjes së banesës në Fier.
Motra e tij mes dhimbjes shihet e rrëzuar përtokë, ndërsa burime thonë se familja e tij kishte dhe një biznes aty pranë.
Gjyshja i ka thënë policisë që nipi është larguar rreth mesnatës nga banesa. Në Fier gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë mbeti i plagosur dhe një tjetër i ri, ndërsa disa të tjerë u arratisën nga vendi i ngjarjes, favorizuar nga errësira dhe moti i keq.
Ata nuk mundën të hynin në familjen Muça, pasi dera e tyre ishte e mbyllur me hekur.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=iZRal0Cwkpg&feature=youtu.be