‘’Po përgatiten celula me snajpera për të na vrarë”, kështu do të deklaronte sot në Kuvend deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni, i cili dukej se ndihej mjaft i kërcënuar për sigurinë e tij. (Lexo dhe ketu)
Por pavarësisht deklratave asnjë institucion derimë tani nuk ka marrë sinjale të tilla, që do i rrezikonin jetën ndonjë ligjvënësi.
Pikërisht për frikësimin e Ralf Gjonit ka reaguar edhe rrjeti, një pjesë e të cilëve e kanë shfrenuar pak imagjinatën me armët të cilat rrezikojnë deputetin.
“Nga e gjeti Ilir Meta informacionin se në 30 qershor do të ketë trazira? Në korridore përflitet për atentate ndaj politikanëve. Po përgatiten celula me snajpera për të vrarë. Më tha një gazetar ata kanë snajpera do t’ju vrasin të gjithëve. Duhet të mblidhet komisioni i Sigurisë Kombëtare. Se çfarë informacioni ka për destabilitet në 30 qershor”, deklaroi Gjoni.
Discussion about this post