Saimir Zalli është 35-vjecari i cili tentoi mëngjesin e sotëm që t’i vejë flakën vetes pak minuta më parë para parlamentit.
Theksojmë që Zalli u shpëtua nga policia e Lezhës tre javë më parë pasi tentoi të hidhej nga vinçi. Por ashtu siç edhe shihet nga fotoja e mëposhtme është plagosur në trup dhe fytyrë .
Kush është Saimir Zalli dhe pse tentoi për herë të dytë të vetëvritej sot?
Para tre javësh 35 – vjeçari Saimir Zalli, nga Lezha qëndroi për 2 orë mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej
Të gjitha strukturat e policisë, shërbimit zjarrfikës, ambulanca dhe njësia e negocimit të RENEA-s mbërritën në vendngjarje, në gatishmëri për çdo rrethanë.
Zalli, i cili është i divorcuar nga bashkëshortja dhe pretendon se prej shumë kohësh i mohohej e drejta për të takuar dy vajzat e mitura, të drejtë të cilën sipas tij, e kishte fituar me gjykatë. Por sa herë kërkonte të takonte ish – bashkëshorten, kjo e fundit i bënte denoncim në polici.
Pasi zbriti nga vinçi, në ambientet e Komisariatit Numër 1, Zalli u shpreh se mes rrugës që të vriste ish – bashkëshorten zgjodhi tentativën për të vrarë veten. Ai u shpreh para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk kishte arsye për të jetuar, nëse nuk takonte vajzat.
“Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk nuk zbatohet”, ka thënë vëllai i Saimir Zallit.
VENDIMI I GJYKATËS:
Gjykata bazuar ne nenin 126 te Kodit te Porcedures Civile Vendosi:
• Pranimin e padise se paditesit Saimir Zalli • Zgjidhjen e marteses se paditesit Saimir Zalli me te padituren Malvina Zalli • E paditura Malvina Zalli lejohet te rimarre mbiemrin e vajzerise “Hoxha”.
• Femijet e mitur (dy djem) i besohen per rritje dhe edukim paditesit Saimir Zalli, duke patur te drejte e paditura Malvina Zalli te mbikqyre rritjen dhe edukimin e femijeve, ti takoje, ti mbaje dhe banoje me femijet nga e premtja e javes se pare dhe te trete te cdo muaji ora 10.00 si dhe gjate muajit gusht te cdo viti.
• Nje kopje e ketij vendimi ti dergohet Zyres se Gjendjes Civile Lezhe U shpall ne Lezhe, sot me date 23 qershor 2015 Gjyqtar Ilir Perdeda. (J.V/Faxweb.al)
Discussion about this post