Në videon e dërguar nga një qytetar për JOQ, duket se si 3 persona të hipur në karrocën e një kali tërheqin nga pas zvarrë një qen nëpër rrugë.
Qytetari që po filmon i kërkon të ndalojë duke i thënë: “Lëre se është gjynah, e ngordhe”, por personi sipër karrocës ia kthehet: “Gjynah ë? Më ka ngrënë pulat”.
“Pronarët” e qenit nuk kanë ndaluar dhe për një kohë të gjatë e kanë tërhequr zvarrë qenin.
Kjo nuk është hera e parë që video me përmbajtje të tilla keqtrajtimi ndaj kafshëve qarkullojnë në web. Por përveçse kësaj, nuk është e rrallë të dëgjosh dhe shohësh edhe “live” kësi rastesh ku njerëz të pamëshirë nuk i kursejnë kafshët. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post