Një tjetër vdekje ka ndodhur sot në burgun Agio Stefanou në Patra. Bëhet fjalë për një grek 44 vjeçar ( cigan) i cili është gjetur i vdekur me shenja dhune në trupin e tij.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun Riou, ku të afërmit e viktimës kanë publikuar për mediat vendase fotografinë me shenjat e nxira të trupit të tij. Familja thekson se vdekja ka ardhur për shkak të dhunës dhe kërkon drejtësi.
Në qelinë ku ka ndodhur ngjarrja vuajnë dënimin edhe 10 bashkëvuajtës të tjerë.
Megjithatë kjo vdekje po hetohet nga autoritet vendore në një kohë që këtë vit kanë ndodhur edhe 7-8 raste të tilla, duke treguar se sistemi i sigurisë në burgjet e ketij vendi përbën një problem prej shumë vitesh ku nje gardiani i duhet të jetë vigjilente për 180 të dënuar, ku në vendet e BE-së norma është një gardian për pesë të dënuar.
Discussion about this post