Kanë dalë pamjet e dhunimit të dy banorëve të fshatit Borizanë në Krujë, nga anëtarë të fisit Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.
Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe goditur pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet.
Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma. Njëri prej tyre shihet dhe me armë në dorë.
Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave. Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.
Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.
Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar në spital për shkak të dhunës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.
Sakaq njëri prej të plagosurve ka folur dje ekskluzivisht për Faxnews disa ore pas ngjarjes: Po pinim kafe në autostradë, po bisedonim me minatorin e gurores për punën e shtëpive, për këetë cështje kemi fol disa herë, na kanë bërë presione, kemi bërë denoncime në polici. Asnjë ndërhyrje nga shteti. Kemi takuar minatorin, kemi porosit kafen. Në atë moment erdhi një grup prej 10-15 personash, kanë ardhur me armë me shkopinj.
Gjendja e kushëririt është e rëndë ka fraktura në kokë, katër herë i carë në kokë. Kanë qenë me armë e me shkopinj. Na kanë goditur me tytat e pistoletës. Kjo situatë ka 3 muaj. E di tërë shteti, na ka bërë presion kryetari. Nga shpërthimi na janë dëmtuar shtëpite.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të gurores që ndodhet në këtë zonë, dhe pas denoncimeve qe keta banore kane bere shpesh.
Banorët janë ankuar për guroren në zonë, për shkak të shqetësimeve që u ka shkaktuar, duke u dëmtuar edhe banesat.
Ndërkohë njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia njoftoi dje se dy prej personave që kanë dhunuar kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja janë shoqëruar në komisariat. Ndërkohë po punohet edhe për shoqërimin e të tjerëve, ndërkohë që nga pamjet në videon e mësipërme shihet qartë se në dhunimin e kushërinjve Maja kanë marrë pjesë shumë persona.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post