Familja e Mentor Rexhës, i cili u gjet i vdekur në Francë, ka hapur dyert e mortit në Shkodër.
Familja e tij pretendon se ai nuk është vetëvrarë por është dhunuar në burg.
Në videon e mëposhtme, mund të shihni dhe pamjet e rënda që ka në trupin e viktimës, i cili gjendet prej një viti në Francë, dhe prej gjashtë muajsh në burg, i akuzuar për djegien e disa makinave.
“I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë këtë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar në burg. Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij që na kanë treguar sepse askush tjeter nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në France dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar.
Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të më kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle”, shprehet nëna e viktimës.
Ndërkohë që djali i xhaxhait, Selaudin Rexha shprehet se ambasada në Francë nuk i është përgjigjr famuljes së tij për të kthyer trupin.
“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy jane nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh”, shprehet Rexha.