03:01 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pamje të rralla, NASA publikon FOTOT satelitore, Tirana ç’ka qenë dhe ç’është bërë

13:47 | 05/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje të rralla, NASA publikon FOTOT satelitore, Tirana ç’ka qenë dhe ç’është bërë

Pamjet nga sateliti tregojnë si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Satelitët e NASA-s kanë fotografuar që nga 1970-a imazhet e planetit, duke krijuar një arkivë me mbi 5 milionë imazhe satelitore.

Pamjet satelitore, nga 1984 deri në 2016, tregojnë se si nga një qytetet i vogël, Tirana u mbi popullua nga ndërtimet në vetëm dy dekada.

Tirana është një ndër qytetet me dendësinë më të lartë në rajon dhe në vend, ku është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në Tiranë numëroheshim 862,361 banorë. Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2.

Vetëm në  15 vitet e fundit, qyteti Tiranës është shtuar me mbi 250 mijë banorë.

Tirana si ka qenë

Ashtu siç shumëkush i lindur para viteve ’80-85 mund ta mbajë mend, imazhet e vitit 1984 tregojnë se Tirana ishte e populluar në qendrën e saj, larg nga zona e liqenit që ishte e pyllëzuar, ndërsa periferia ishte kryesisht fusha. Brenda qytetit ndërtimet ishin të ulëta dhe dallohen hapësira të gjelbra.

Parku Kombëtar i Dajtit ishte tërësisht i gjelbëruar, ndërsa në zonën që sot njihet si Komuna e Parisit kishte sera.

Tirana si u bë

Që në vitin 1994, gjurma e Tiranës filloi të zgjerohej nga qendra drejt periferisë. Vetëm në 10 vjet, në vitin 2004, hartat tregojnë se qyteti ishte zgjeruar me shpejtësi, duke iu afruar liqenit dhe Parkut të Dajtit. Hapësirat e gjelbra, apo fushat ia kanë lënë vendin ndërtimeve të dendura,

12 vjet më vonë, në 2016-n, nga Tirana e dikurshme ka mbetur vetëm një kujtesë e bukur apo një foto sateliti, që sjell në vëmendje se si mund të shkatërrohet një qytet në vetëm dy dekada, për shkak të zgjerimit pa plan e të pastudiuar, që sot e vuan kushdo në mungesën e hapësirave të gjelbra, apo në rrugët plot trafik.

Fotot satelitore tregojnë se nga zona e liqenit Artificial ka mbetur vetëm liqeni dhe një hapësirë e vogël e gjelbëruar, ndërsa ai është rrethuar pa mëshirë nga ndërtime të shumta. Parku i Dajtit gjithashtu është pushtuar në zonën e poshtme. E njëjta gjë ka ndodhur në çdo cep periferik, por edhe brendia është shumë më e dendur se vetëm pak dekada më parë.

Tirana kush e di çfarë do të bëhet….?!

Edhe pse, siç duket dhe nga imazhet satelitore Tirana është e mbipopulluar nga ndërtimet,  kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës.

Plani i ri rregullues i kryeqytetit nuk i specifikon sa dhe ku do të ngrihen kullat në Tiranë, por ato pritet të zhvillohen përgjatë viteve në vijim.

Ndërtuesit thonë se në Tiranë pritet të ngrihen rreth të paktën 15 kulla. Urbanistët sqarojnë se plani synon në ndërtimin e disa kullave deri në 40 kate nga qendra përgjatë zonës së Bulevardit të Ri deri te Parku i Liqenit.

Por, si shpjegohet kjo rendje drejt betonit?! Ndërtimi është një sektor që ka kthim relativisht të shpejtë dhe të lartë, duke bërë që kapitalet e lira preferohen të orientohen drejt këtij sektorisesa në industri përpunuese, që ka më tepër andralla dhe fitime më të ulëta./Monitor

VITI 1984

VITI 1994

VITI 2004

Etiketa: fototnasaTirana
Pas

Akademia e Shkencave, Nikolla: Rama i angazhuar prej kohësh në dialog, institucioni është kalbur

Para

Një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa Françesku përcjell MESAZHIN për besimtarët në 9 gjuhë të ndryshme

Para
Një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa Françesku përcjell MESAZHIN për besimtarët në 9 gjuhë të ndryshme

Një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa Françesku përcjell MESAZHIN për besimtarët në 9 gjuhë të ndryshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.