Një tufë luaneshash janë filmuar teksa po ndërmerrnin një sulm ndaj një luani. Pamjet e tmerrshme të publikuara, tregojnë sesi luaneshat ngulën dhëmbët e tyre në trupin e një luani. Kanë qenë punonjësit e safarit ata që kanë ndërhyrë me tymues për t’i dhënë fund sulmit vdekjeprurës dhe të shpëtojnë luanin e gjakosur.
Mendohet se luaneshat tentuan ta vrisnin luanin sepse ishte shumë i vjetër për të drejtuar kopenë. Në safari luaneshat gjithmonë e vrasin liderin e tyre nëse mendojnë se nuk do t’i drejtojë ata në mënyrën e duhur.