Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Dukagjin të Kukësit ndërsa është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje.
Gazetari i Fax News Ermal Hallaçi raporton se zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku edhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që nga ana tjetër terreni i thyer e bën të vështirë punën e tyre.
Ende janë të panjohura arsyet e rënies së zjarrit dhe cilat mund të jenë shkaqet dhe rrethanat që kanë vënë në alarm autoritetet përkatëse.
(F.GJ/FAXWEB.AL)