Jeff Hardcastle është dënuar më në fund për sulmin barbar që ka kryer ndaj dy fëmijëve që ndodheshin në një supermarket.
Në videon e mëposhtme të publikuar në mediat e huaja, shihet se si 52-vjeçari godet më grushta në kokë pa asnjë arsye dy të miturit ndërkohë që incidenti është regjistruar në korrik të këtij viti.
Hardcastle, 52-vjeç, është dënuar me nëntë vite burgim në qytetin Lorry në Kaliforni pas dhunës së ushtruar mbi dy të miturit përkatësisht, 5 dhe 11 vjeç.
“Kam humbur, jam i shokuar si mendërisht e fizikisht”, ka deklaruar babai Malvin Gudrum Junior pasi u shokua nga pamjet e filmuara nëkamerat e sigurisë teksa i biri shembej në tokë nga grushti I 52-vjeçarit.
E një grua që ishte dëshmitare e sulmit tha se këto pamje janë shumë të tmerrshme në veçanti që në to paraqiten fëmijët.
Sipas policisë, Hardcastle ishte nën ndikim të lëndëve narkotike dhe se vazhdimisht është sjellë në mënyrë të çuditshme në market.
(F.GJ/FAXWEB.AL)