Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, në vendin e njohur si tregu i makinave.
Persona të paidentifkuar kanë qëlluar me armë drejt një mjeti dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Dy viktimat janë vëllezër dhe janë gjetur brenda makinës të pajetë, ndërkohë që është mësuar dhe identiteti i tyre. Bëhet me dije se personat që kanë ndërruar jetë janë Besmir dhe Viktor Haxhia.
Fax News raporton se njëri nga viktimat është rreth 37-vjeç dhe mësohet se kanë një biznes në zonën e Spitallës.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që mësohet se Forcat Renea janë nisur drejt vendin të ngjarjes.