Sulmi me raketa në Siri ka qenë sot kryefjala e të gjitha mediave ndërkombëtare, por edhe e liderve botërorë.
Zyrtarët e Pentagonit thonë se sulmet kishin në shënjestër ‘zemrën’ e programeve qeveritare për prodhimin e armëve kimike. Qeveria siriane pretendon se janë qëlluar më shumë se 100 raketa. Deri më tani flitet për 3 civilë të plagosur.
Ky sulm i perëndimit vjen pak ditë pasi regjimi i Assad përdori armë kimike kundër popullatës. Rusia dhe Kina e kanë dënuar sulmin e Perëndimit, ndërsa është mbështetur nga Turqia dhe BE. Vetë Assad ka reaguar duke thënë se këto sulme po e bëjnë më të fortë qeverinë e tij për të përballuar luftën kundër terroristëve.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=pIH8RqQOUwU