Deputeti i PD-së Edi Paloka në një dalje për mediat ka komentuar në lidhje me videon e transmetuar dje në ‘’Fax News’ ku shiheshin qartë oraret në të cilat ishin arrestuar 11 qytetarët kuksianë.
Paloka tha se me ndryshimin e orarit të urdhër-arresteve Prokuoria tregoi se është e kapur nga Edi Rama.
Paloka u shpreh: Kemi prova të qarta se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre. Po nuk u mjaftua me kaq, prokuroria guxoi që të manipulonte orën se kur ishte kryer arrestimi.
Ora është 2 e 54 kur forcat e Fatmir Xhafës, si bandit të maskuar rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për një të drejtë themelore të tyre, ata qytetarë që protestuan për bukën e gojës. Nuk ka qetësi dhe nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, derisa qytetari i fundit të qëndrojë në burg.
Në çdo vend tjetër demokratik do mjaftonte shkelja e nga ana e prokurorisë që këta qytetarë të liroheshin. Ne si opozitë në çdo moment do të jemi krah qytetarëve kuksianë. Qëndrimet tona në Kuvend dhe jo vetëm do të jenë të lidhura me lirimin e qytetarëve të pafajshëm. Pas 5-vitesh që janë në pushtet, qeveria del e thotë se ka skeduluar personat me precedent penal.
A e ka skleduluar Xhafaj grupet kriminale të vëllait të tij, të grupit të kokainës së Olsi Ramës, a e ka regjistruar Xhafaj trafikun që kryhet nga ana e kreut të Bashkisë së Elbasanit që sot qëndronte krah tij?
(E.K/FAXWEB.AL)