Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të ardhur në adresë të tij nga një qytetar ndërsa imazhet vijnë nga spitali infektiv në QSUT.
Në foto duket një mjek i veshur me mjete të mbrojtjes nga infektimet e jashtme, ndërsa ish-kryeministri Berisha shkruan përkrah saj: “Infektiv në QSUT! Sb”
Pamje të tilla vijnë në një kohë kur Berisha ka denoncuar vazhdimisht shqetësimet e qytetarëve në lidhje me masat e marra nga autoritetet për parandalimin e epidemisë së koronavirusit.
Discussion about this post