Një incident është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë mes përfaqësuesve të LSI dhe atyre të PS-së.
Përfaqësues të LSI nuk kanë lejuar futjen e 3 kutive të fshatit Bishan në ambientet e KZAZ-së 81, pasi sipas tyre, gjatë transportit mjeti ka devijuar rrugën nga komisionerët ePS pa dijeninë e tyre dhe si rrjedhojë mund të ketë patur manipulime.
Përfaqësuesit e PS kërkuan nga ata të LSI që të mos bllokonin futjen e kutive në KZAZ dhe për çdo gjë të bënin ankesë pranë KZAZ, raporton TVKlan.
Ata sqaruan se automjeti që transportonte kutitë e votimit përfundoi në spitalin rajonal në Vlorë, pasi njëra prej komisionereve ishte ndjerë keq.
Debati është përshkallëzuar deri në përplasje fizike mes palëve. Ndërkohë në këtë konflikt është përfshirë edhe i pari i listës së LSI në Vlorë Shezai Rrokaj i cili kërkon llogari.
Pjesë nga debati:
Një qytetar( përfaqësueses politike të PS-së): Një antar i juaji ka spostuar makinën
Shezai Rrokaj: E vetmja mënyrë është të vijë kryetarja e KZAZ-së, të vijnë komisionerët.
Përfaqësueses politike të PS-së: Nuk mund të bllokoni kutitë siç po bëni.
(M.D/Shuplaka)