Një tjetër video është publikuar nga momenti ku basketbollisti Bruno Daliu, masakronte me grushta arbitrin e ndeshjes, Jurgen Muho. Në video shihet teksa Daliu ka goditur pa ndalim Muhon.
Ditën e djeshme në sfidën e basketbollit për meshkuj Teuta-Tirana ka patur një incident të rëndë midis basketbollistit të Tiranës dhe një prej arbitrave.
Pas sherrit sfida vazhdoi normalisht, ku Teuta triumfoi ndaj bardhebluve me rezultatin 90-75. Ndërkohë ditën e sotme, është arrestuar basketbollisti Daliu, i cili ushtroi dhunë ndaj arbitrit.