Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Sukthit, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku kanë ngelur të vrarë dy persona.
Dy viktimat janë qëlluar brenda automjetit të tyre dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe automjeti i tyre ka qenë në lëvizje në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Ervin Dalipaj i akuzuar më parrë për një vrasje në bashkëpunim. Duhet të thekojmë që Dalipaj ka qenë në kërkim nga Policia e Shtetit dhe ka qenë më parë edhe punonjës i policisë.
Në këtë video duket qartë makina ku ishin duke udhëtuar dy viktimat, pasi edhe ajo ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëmtime. Njëkohësisht në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar edhe trafik. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post