Një tërmet i fuqishëm me magniturë 6.7 ballë ka goditur sot jugperëndimin e Turqisë. Epiqendra e tij ka qenë në qytetin e vjetër turisitik Bodrum.
Pas lëkundjeve të fuqishme, disa persona, mes tyre edhe një çift me fëmijën e tyre, po përpiqen të mbrohen nga ndonjë shembje e mundshme në spitalin e Bodrumit. Pamjet e panikut janë postuar në Tëitter nga Serdar Imren.
Mësohet se tërmeti me magnitudë 6.7 ballë me epiqendër në jugperëndim të Turqisë ka shkaktuar një cunami që goditi vendpushimet turistike në Mesdhe dhe Detin Egje. Nga lëkundjet e forta të tërmetit janë krijuar dallgë të mëdha në detin Mesdhe dhe është ngritur një cunam dhe ka goditur ishujt greke. Më të prekur nga ky cunam janë ishujt Kos dhe Rhodes. Deri më tani tani raportohen 2 të vdekur dhe 100 të plagosur në ishullim Kos dhe nuk janë pakta dëmet materiale. Sakaq, grupet e shpëtimit janë duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.
Sakaq, lidhur me këtë tërmet ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Turqi Genti Gazheli, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur të lënduar shqiptarë.
“Nuk ka shtetas shqiptar të plagosur nga tërmeti. Janë shembur shumë hotele dhe shtëpi. Epiqendra e tërmetit ka qenë qyeteti i Bodrumit”, janë fjalët e Gazhelit. (D.D/Shuplaka)