Kryebashkiakja e një qyteti në Bolivi, Patricia Arce, është sulmuar nga protestues të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.
Gjithashtu ata e lyen me bojë të kuqe e më pas e prenë flokët.
Vetëm pas disa orësh e dorëzuan në polici.
Kjo vjen pas protestave masive që kanë përfshirë vendin që prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale.
Ajo akuzohet se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës.
Të paktën 3 persona raportohen të vdekur nga e cila dhe vetë kryebashkiakja akuzohet se është përgjegjëse.
Rasti i dhunimit të kryebashkiakes nuk është i pari pasi kujtojmë që vetëm pak kohë më parë në një qytetë në Meksikë ndodh i njëjti incident.
Pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë.
Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili nuk pësoi lëndime të mëdha.
Discussion about this post