Pas publikimit të videos nga Ermal Mamaqit, ku kryeministri Edi Rama shfaqej në disa sekuenca mjaft intime, në rrjet kanë shpërthyer “memet” që ironizojnë veprimin e tij.
Në videon e transmetuar Rama shihet në momente të ndryshme të ditës, në shtrat, në zyrë, në dush, ndërsa zëri i Ermal Mamaqit që i thotë ‘’Kur do flasim” jehon në veshët e tij.
Emisioni pritet që të transmetohet në datën 5 ndërsa vetëm dy ditë më pas studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të tyre masive, pasi nuk janë dakord me zgjidhjet që u janë ofruar nga qeveria Rama.
(M.Q/Faxweb.al)