Gjigandi Gjerman i futbollit, Bajerni i Mynyhut, ka shkarkuar nga detyra e trajnerit italianin Karlo Ançeloti pas rezultateve jo shumë të mira në kampionatin gjerman dhe pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve natën e mbrëmshme ndaj PSG-së në Francë.
Karl-Heinz Rummenigge tregoi se për të mirën e klubit kanë vendosur që Bayerni e Ancelotti t’i ndajnë rrugët.
Pas shkarkimit trajneri Italian është fotografuar duke u larguar nga zyrat e Bajernit pas bisedave që kishte patur me drejtuesit e klubit ku e kishin falenderuar Ançelotin për punën e bërë gjatë kësaj kohe. (B.H/Shuplaka)