Në foto janë pamjet e operacionit policor në Shkodër, ku u zbulua një tunel që ishte përshtatur për të fshehur lëndë narkotike. Në pamje shihet momenti kur efektivët bastisin tunelin, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë kanabis në formë çokollate.
Në vijim të operacionit në brendësi të një automejti tip furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën dhe u sekuestruan 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.
Në momentin e ndërhyrjes nuk janë konstatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec