Ditën e sotme janë paraqitur në gjykatën e Lezhës, 5 personat të akuzuar për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj të miturës 15 vjeçare.
Pamjet e siguruara nga Fax News, tregojnë se forca të shumta policore janë angazhuar për shoqërimin e të arrestuarve drejt gjykatës, ndërsa sot pritet të jepet vendimi për ta.
Mësohet se gjyqtari i çështjes do të jetë Jak Ndoka, ndërsa prokuror do të jetë Ylli Pjetërnika.