Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një fuoristradë ka rënë në greminë dhe për pasojë një person ka vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Personi që të humbur jetën është Qazim Basha, ndërsa të plagosur janë Besim Karaj, Ermir Zyflia, që sipas burimeve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihet ende rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa policia po heton më tej rreth shkaqeve., ndërkohë që FaxWeb.al ka siguruar pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes ku makina duket e kthyer përmbys dhe e shkatërruar plotësisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)