Disa infermierë të cilët pagueshin për pëkujdesjen e një të moshuari janë filmuar duke u tallur me të dhe duke e vënë në lojë. Ngjarja ka ndodhur në një klinikë psikiatrike në Rusi.
Kreu i klinikës, Aleksandër Belyaev, në Urale të Rusisë pasi ka parë pamjet e tmerrshme që janë bërë mënjeherë virale në rrjetet sociale ka deklaruar menjëherë së është i gatshëm që të japë dorëheqjen.
Kjo video ka marrë një sërë komentesh në rrjetet sociale, ndërsa dënohesh ashpër sjellja e personelit të klinikës. Dy infermierët duket se janë duke e vënë në lojë të moshuarin, të cilit në fillim i hedhin disa shapka dhe pasi ai çohet nisin që t’i gjuajnë me shqelma.
Si duket, pacientët e klinikës ishin formë argëtimi për dy të rinjtë që i përdornin për të kaluar kohën.
Doktori kryesor i Spitalit Psiko-neurologjik u shpreh:
“Ne e kemi ndeshur këtë video për herë të parë sot… Është me të vërtetë spitali ynë. Është e tmerrshme. Jam gati të jap dorëheqjen pas kësaj.”