Mjeku ‘kontravers’ i QSUT-së Renato Osmenaj i cili herë pas here kritikon qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë mbi masat e marra dhe mënyrën si po i trajton të prekurit nga COVID 19 ka publikuar një foto në profilin e vet në Facebook ku shihen pako të mëdha dhuratë me pampersa.
“Falë mosmarrjes së masave nga qeveria, siguruam pak pampers për të sëmurët nga donacioni i një mikut tim të mirë! Flm Ç!”, shkruan ai në përshkrimin e fotos:
Osmenaj, me profesion imazherist, pjesë e personelit të Spitalit Infektiv ku po trahjtohen dhjetëra pacientë të infektuar me Covid 19 vazhdimisht ka kontestuar disa nga rregullat e vendosura apo mënyrën se si udhëzohet masa për të shmangur prekjen nga virusi i shekullit.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavirusi 266 persona, ndërsa janë të prekur aktiv 4026 të tjerë.