Me moton ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’, për herë të parë jashtë territorit shqiptar është hapur një Panair Pune në Athinë. I pranishëm është edhe vetë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zevendes kryeministri Belinda Balluku dhe ministra te tjere te kabinetit ka vizituar stendat që ofron vende pune për diasporën shqiptare në Athinë.
Kjo është hera e parë që organizohen panaire të tilla, me synimin që shqiptarët të kthehen në atdhe, ndërsa në panair do të njihen me ofertat të pune në sektorë të ndryshëm si turizmi, ndërtimi. Vetëm për sektorin e turizmit, ministrja Mirela Kumbaro tha se marrin pjesë rreth 40 biznese me oferta pune.
“Ne ofrojmë këtu vend për një shef kuzhine 3000 euro, një zv.shef kuzhine 1500 euro neto, masazhator 1200 euro +25% të xhiros. Vende dhe oferta pafund. Na ke krijuar klimën dhe mundësinë për të bërë biznes”, tha një prej përfaqësuesve të sektorit të turizmit.
Jo vetëm në sektorin e turizmit, por oferta vijnë edhe në sektorin e bujqësisë.
Biznesmeni: Janë 37 hektarë vreshta, po I punojmë me thonj
Rama: Po pagat si i keni?
Biznesmeni: Shkojnë deri në 700-800 euro. Janë më të mira se sa këtu. Janë në shtëpinë e tyre nuk kanë taksa
Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi) deri në orën 19:00. Qeveria pritet t’i shtrijë këto panaire edhe në vende të tjera, siç ka thënë Rama, gjatë mandatit të 4.