Ditën e djeshme deputeti i PS Erion Braçe në grupin parlamentar u shpreh se vaksina e dermatozës po shpërndahej sipas interesave të disa personave që qëndrojnë pranë LSI-së. Madje ai bëri thirrje për arrestime.
Mirëpo sot nga Krutja ka ardhur reagimi i ministrit Panariti i cili u shpreh se të gjithë fermerët do të kompesohen.
”Çdo kafshë do të kompensohet po me kafshë”, është shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti për rastet e dermatozës.
“ Sasia e vaksinave është siguruar, të gjitha kafshët e paprekura do të vaksinohen. Kafshët e prekura do të mbahen nën mbikëqyrje, të paregjistruarat do të matrikullohen. Çdo kafshë do të kompensohet po me kafshë, kokë me kokë”, është shprehur ai.