Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se kalimi I sistemit te gjurmimit të flotës së peshkimit në duar të treta, cënon sigurinë kombëtare.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Edmond Panariti thotë se dëmtimi i sistemit Europian të gjurmimit të peshkimit (Blue Box), veçanërisht pas prillit të 2017 deformoi statistikat. Sipas Panaritit përveç se dëmtimi i këtij sistemi solli edhe deformimin e statistikave ku raportonte 20 herë më pak, ndërsa shprehet se peshkimi ka patur vetëm rritje, nuk raportonte edhe vendodhjen e anijeve.
Ai thotë se Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e masave portuale të kërkuara nga Amerika, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, mungesën e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit të paligjshëm.
Panariti përshëndet qeverinë e cila vendosi të mbulojë me fondet e saj funksionimin e sistemit, por bën thirrje që të mos hiqet dorë nga nga mbikqyrja dhe administrimi i sistemit.
Postimi i plotë:
Kalimi i sistemit te gjurmimit te flotes se peshkimit ne duar te treta, cenon sigurine kombetare. Kujdes, kujdes, kujdes me peshkimin!!! Nuk eshte vetëm prodhim por edhe siguri kombetare!! Kam qene dhe jam i bindur se peshkimi te ne, ka patur vazhdimisht rritje. Sepse kete e tregonte “de facto”, prodhimi dhe tregetia e peshkut ne terren. Sepse sektori kerceu edhe fale mbeshtetjes tone me subvencione te forta te karburantit per peshkarexha. Por demtimi i sistemit Europian te gjurmimit te peshkimit (Blue Box), vecanerisht pas prillit te 2017 deformoi statistikat, raportonte njezet here me pak nga realiteti dhe cka është me e rende nuk zbulonte vend ndodhjen e anijeve te peshkimit. Kujdes! Duhet te analizojme me shume përgjegjësi aresyet perpara se te veprojme për të korektuar gjendjen. Kujdes! Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen e masave portuale te kerkuara nga Amerika, per parandalimin e trafiqeve te paligjshme, mungesen e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit te paligjshem. Pershendes qeverinë e cila vendosi te mbuloje me fondet e saj funksionimin e sistemit por ajo nuk duhet te heqe dore ne asnje menyre nga mbikqyrja dhe administrimi i sistemit…. Perpos te tjerave, kjo do te ishte cenim i sigurisë! Tani qe parate u siguruan, thjesht te vazhdohet me pergjegjesi shteterore ne rrugen e sistemit te instaluar nga Bashkimi Europian per këtë qellim.
(B.H/Faxweb)