Pasi u bën publike emrat e kabinetit tëe ri qeveritar dhe ndryshimi i disa ministrave, I cili u shoqërua me bashkimin e ministrive dhe shkrirjen e disa drejtorive.
Në lidhje me këtë ka reguar ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Panariti shkruan se pas ristrukturimit të drejtorive në këtë dikaster, ajo është një ministri pa gjymtyrë dhe pa vizion.
Ndërsa shton se kjo strukture e re e Ministrisë së Bujqësisë do të sjellë dëme të rënda dhe do të paralizojë fermerët shqiptar.
REAGIMI I PLOTË:
Nje Ministri e Bujqesise , pa gjymtyre, pa mision dhe vizion eshte ajo cka mbetet pas “zhdukjes” se pakuptimte te Drejtorive te Bujqesise dhe Bordeve te ujitjes dhe kullimit ne qarqe , pas asgjesimit me nje te rene lapsi te sherbimit qendror veterinar, sherbimit te statistikave bujqesore, mbrojtjes se bimeve, sherbimit te ndihmes dhe keshillimit te fermereve. Kjo “masaker” strukturore e papare, mjerisht u gatua “ex catedra,” pa pyetur fermeret, specialistet, profesoret dhe kerkuesit universitare te fushes , pa marre parasysh projektet e mbeshtetjes nga BE dhe donatoret te cilet vepronin dhe veprojne mbi kete shtrat institucional. Ajo qe pritet te ndodhe eshte paraliza e sherbimeve ndaj fermereve dhe Agrobiznesit, por me e renda dhe e paevitueshme eshte lenia e bujqesise blegtorise teresisht te pambrojtura ndaj semundjeve, infeksioneve dhe kercenimeve te motit. Bujqesia rrezikon te rreshqase ne kaos dhe pasiguri. Kirurgu e “perfundoi” operacionin por pacienti mjerisht vdiq.
(S.SH/Shuplaka)