Deputeti i LSI-së Edmond Panariti, i ftuar në “Fax News” ka deklaruar se jo vetëm nuk duhet që të tarifohen fermerët që kanë hapur puset por edhe duhet të shpërblehen pasi i kanë hapur me paratë e tyre që duhet ta kishte bërë shteti.
Gjithashtu Panariti ka thënë se fermeri shqiptarë është në rrezik për shka të taksave të larta por edhe për shkak se naftën që merr fermeri shqiptarë është me çmimin e Zvicrës dhe të DFanimarkës, duke rritur kështu koston e prodhimit dhe dike e bërë jo konkurent në treg.
“Kjo duhet parë me kujdes, fermerët e fshatrave kanë investuar vetë për këto puse por unë meendoj të kundërtën që shteti të kompensojë ata që kanë bërë ato investime, që nuk janë ëa pakta sepse që të shposh një pus minimumi duhen 3 milione lek, prandaj do të ishte komplet i padrejtë që këto të tarifoheshin pasi e kanë siguruar vetë.
Prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes në llidhje me këtë stratëgji, pasi po ngarkojmë shtresa të varfëra që ujin duhet tua sillte qeveria ata të detyruar nga halli kanë hapur puse për të plotësur nevoja, ne jemi totalisht kundër sidomos për fermerët.
Ne nuk mund të krenohemi thjestë se ne jemi të pasur me ujë pasi duhen investime për ta çuar aty ku duhet, duhet të rriten fondet dhe mbështetja finaciare. Për fat të keq reforma në bujqësiku gjithë sistemi, së bashku me hidrovoret, po copëtohet dhe po u kalohet bashkive është i gabuar, një sistem i cili duhet të jetë nën një çati unë kam qenë kundër sepse bashkitë nuk e kanë prioritet hapjen e mirëmbajtjen e kanaleve sepse janë të prirur drejt punëve të dukshe, trotuare, e tjerë. Qëndrimi im është në përputhje të Bankës Botërore dhe BE-së e cila ishte fuqimisht kundër kësaj formule.
Duhet dëgjuar mendimi i specialistëve, i vendeve që kanë patur eksperiencë. Psh, një punim që e bën Bashkia e Fierit nuk e bën e Vlorës, ndërkohë që këto duhet të jenë në unison. Jo për të bërë opozitë. Unë kam qenë kundër kësaj që t’u kalohen bashkive, mund të ketë pasoja në përmbytje dhe pasoja në çuajen e ujit për vaditje.
Them që kjo duhet riparë dhe duhet t’u kthehemi atyre politikave që për mendimin tim kanë qenë të drejta.
Cilësia e burimeve ujore?
Bëhet matje e vazhdueshme, ne kemi qenë të prirur që sistemin e vaditjes së ujit e bazojmë në basene dhe si alternativë tjetër, për të mos lënë tokën djerrë, kemi inkurajuar shpimin e puseve. Një pjesë e ujërave nëntokësorë kanë problemet e tyre se mund të kenë më shumë kripë se duhet dhe duhet të kalojë në filtra, por kjo është pjesë e monitorimit të vazhdueshëm që u bëhet ujërave.
Rezervaret për bujqësinë kanë qenë ndër investimet kryesore, duhet të mirëmbahen dhe të thellohe. Rezervaret janë përdorur dhe për peshkim por vaditja ka qenë parësore. Peshkimi ka qenë sekondarë dhe që ka qenë edhe në kuadër të mirëmbajtjes së rezevuarit, duke pastruar, thelluar dhe përmirësuar argjinaturat.
Nëse fermerit do t’i dërgohej ujë nëpërmjet kanaleve nuk kishte pse të ndërtonte puse, por disa hapen edhe për arsye të terrenit.
Situata e bujqve, Braçe tha se fermerët janë të rrezikuar…
Braçe nuk po thotë asgjë të re, por nuk tha se pse ndodh diçka e tillë, por pse po falimenton fermeri nuk e tha, dhe kjo ndodh se ne e furnizojmë fermerin me naftë që ka çmimin e Zvicrës e të Danimarkës, kjo sjell që çmimi i prodhimit të jetë i lartë, i prodhimit bujqësor, dhe nuk konkurron. Nga ana tjetër kemi edhe taksimin, taksat janë të larta. Është thënë se do të hiqetTVSH-ja por deri tani nuk është bërë asgjë. Bujqësia shqiptare merr 16 milionë euro ndërsa në Maqedoni 170 milionë eruo, të paktën të lehtësohet nga barra fiskale. Bujqësia kontribon me 21% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa nga buxheti merr vetëm 0.5%”, tha Panariti. (B.H/Faxweb)