Ish-ministri I Bujqësisë, Edmond Panariti, ka folur sot në lidhje me sigurinë ushqimore.
I ftuar në Fax News, Panariti rrëfeu se produktet shqiptare janë bio, me vlera ushqimore ppr që po kërkojnë të dëmtojnë imazhin e tyre.
“Po kërkojnë të dëmtojnë imazhin e produkteve vendase. Unë kam qenë besnik në fushën e sigurisë ushqimore. Kam qenë edhe një ndjekës I rregullt I sigurisë ushqimore që në hapat e parë që nga prodhuesit e deri tek pjatat e konsumatorëve. Produktet shqiptare janë hëlmuar padrejtësisht. Perimet shqiptare janë akuzuar si të dendur në hormone. Por harrohet se vetëm një pjesë e vogël e produkteve shqiptare mbeten këtu pasi ne eksportojmë në shumë vende. Dhe nuk ka pasur në asnjë shtet asnjë rast që të ketë pasur ankesa të tilla.”- u shpreh Panariti.
Madje më tej ish-ministri i bujqësisë kujtoi rastine një akuze të rëndë që iu bë një kompania.
“Industria e qumështit në Shqipëri u gjunjëzua pasi qarkulloi nje fletë që akuzonte një kompani që prodhonte qumësht me aflatoksinë. Dhe nuk rezultoi e vërtetë. Kompania ngriti denoncimin, u bënë hetime dhe fitoi gjyqin. Madje ka marrë dhe një shumë të konsiderueshme parash si dëmshpërblim për dëmtim imazhi, antireklamë, shpifje, etj.”
Edmon Panariti u bëri thirrjë të gjithë institucioneve përgjegjëse që ccdo raport të ndahet me konsumatorin e të bëhet publik.
“Kërkoj miqësisht që për ccdo raport të ndahen me konsumatorin të gjithë përbërësit, nëse laboratory ku bëhen analizat është laborator i njohur apo jo, kaq kërkoj. Ka apo nuk ka aflatoksinë? Sa ka? Kush e zbuloi? Ku u bë analiz? Dhe neës ka apo jo aflatoksinë nuk ka të bëjë me faktin që qumështi shitet me bidona apo jo, por ka të bëjë më lopën që e ka prodhuar. I Ftoj të gjitha organizata, AKU-në dhe Ministrinë e Bujqësisë që të bëjnë analiza konkrete ne lidhje me ccdo përbërës që kanë ushqimet dhe t’I bëjnë publike.”- përfundoi Panariti.
(F.M/Faxweb)