Ministri i Buqësisë, Edmond Panariti ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Pogradec, ku foli edhe për situatën politike në vend. Sipas Panaritit tani është vonë që të arrihet një marrëveshje pasi ajo duhet të arrihej që në datën 25 prill. Më tej ai shtoi se më shumë rëndësi ka interesi i vendit dhe i shqiptarëve.
‘Është shumë dëshpëruese që palët arrijnë një kompromis për të garantuar zhvillimin normal të një procesi zgjedhor. Mendoj që ky kompromis është i vonë dhe duhet të arrihej që në datën 25 kur u paraqit një propozim nga ndërkombëtarët. Që për mendimin tim ishte baza për dakortësi. Ky është qëndrimi i LSI për të qenë në krye të promovimit të dialogut dhe bisedimeve për të kapërcyer këtë ngërc në mënyrë që të prevalojë interesi i vendit, interesi i Shqiperisë, që kërkon qëndrueshmëri dhe klasa politike për pasojë duhet të garantojë proces zgjedhor të qetë duke respektuar afatet ligjore dhe kushtetuese.
Për fat të keq fryma e dakortësisë nuk është instaluar mes paleve. Të marrim shembull nga pesë maji dhe të japim zgjidhje këtij ngërçi. Shpresoj qe dakortësia të arrihet sa më shpejt në të kundert klasa politike do të mbajë përgjegjesi para popullit. LSI ka insistuar në instalimin e frymës së besimit dhe në ishim të paret që hodhëm si tezë krimimin e qeverisë së besimit. LSI vuri në dispozicion të gjitha ministritë në favor të procesit. Dy forcat politike nuk e kanë kursyer njëri tjetin duke e anatemuar. LSI nuk është përfshirë në retorika boshe dhe akuza e kundërakuza prandaj sot ruajnë respekt nga votuesit. Nëse parlamenti shndërohet në një arene gladiatoresh kjo i mërzit votuesit. Palët duhet të permbahen të qetësohen dhe me vullnet të mirë të kapërcejnë këtë ngërç.”, u shpreh Panariti. (J.V/Shuplaka)