Endomd Panariti nga Korça ka denoncuar se 2000 qingja të therur janë futur në Shqipëri dhe se mbyllja e thertoreve favor klientelizmi.
“Mbyllja e thertoreve u bë në emer të vendosjes së standarteve dhe të sigurise ushqimore por në fakt ka prodhuar të kundërtën. Për shkak të frustrimit dhe penalizimit te qindra blegtoreve pasi blegtoret u detyruan qe per shkak te distances t’i therin bagetitë tuneleve. Ne fakt tani u shpalos qëllimi i vërtetë i kësaj gjëje pasi këto ditë ne kemi importe masive të qingjave nga jashtë. Vetëm javën e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 2000 qingja të therrur dhe 700 qingja të gjallë.
Gjithë kjo skemë favorizon skema klienteliste që janë të orientuara drejt importit të mishit nga jashtë dhe jo të hedhjes në treg të qingjave tanë të cilët janë edhe bio dhe është dhe paradoks sepse u shpall si objektiv i qeverisë hapja e eksportit të produkteve me origjinë shtazore ndërsa po evidentohet e kundërta.
Kjo nuk i shërben blegtorëve të cilët ndodhen përballë një konkurence të padrejtë në emër të vendosjes së rregullave për standartizimin. Ky ishte kamuflimi i një realiteti i cili ka qenë ndryshe nga ajo që u shpall ndaj bëj apel që të mos penalizohen kasapët dhe fermerët por duhet të insistojmë që ata të ndihmoen që ata të standartizohen dhe shteti duhet ti mbështesë por nuk ka pse të favorizohen 4 therrtore. Ne duam që shërbimet ndaj fermerëve të jenë sa më afër, shteti duhet ti ndihmojë edhe me subvencione dhe ska pse të ketë vetëm 4 thertore të mëdha por të ekzistojnë edhe therrtoret e vogla sigurisht duke përmbushur standartet. Shteti ka kalcifikuar skema klienteliste që janë për import masiv të mishit. Këtë shqetësim unë do ta adresoj edhe në komisionin parlamentar të aktiviteteve prodhuese për ta ndalur një fenomen të tillë”, u shpreh Panariti. (J.V/Faxweb)